HomeAktualitet

‘Nuk më dorëzojnë dot’, mesazhi i Saimir Tahirit (Video)

‘Nuk më dorëzojnë dot’, mesazhi i Saimir Tahirit  (Video)

Në intervistën për “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ish-ministri i Brendshëm iu përgjigj disa pyetjeve të shkurtra të gazetarit Arjan Çani.

Arjan Çani: Çfarë do bësh tani?

Saimir Tahiri: Atë që kam bërë gjithmonë!

Arjan Çani: A u ktheve në Parlament për t’u treguar të gjithëve se ti dhe mandati yt nuk digjeni aq lehtë?

Saimir Tahiri: Për t’i treguar të gjithëve që nuk kam arsye të dorëzohem

Arjan Çani: Ti e the, kush e merr heshtjen time për dorëzim, por nëse më dorëzojnë të tjerë… po nëse të dorëzojnë?

Saimir Tahiri: Nuk mund të ndodhi kjo!

Arjan Çani: Kaq i bindur je?

Saimir Tahiri: Them se po.

Arjan Çani: Çfarë plani ke për të shpëtuar veten nëse të bëjnë kurban?

Saimir Tahiri: Pak vështirë kjo…

Arjan Çani: A do t’i bëje ca muaj burg për qejf, nëse bashkë me ty dhe

Adriatik Llallën, që BE të hapë portat për Shqipërinë?

Saimir Tahiri: Ky është kurbani, por nuk do ishte e shëndoshë për kërkënd.

Arjan Çani: Si do t’i frenosh bijtë e nënave dhe të kurvave të të pengojnë?

Saimir Tahiri: Mendoj që e vërteta është e aq e madhe sa ska…

Arjan Çani: A e ke gati mesazhin e trertë dhe të vërtetë të koduar për

piktorin, piktori është Edi Rama, nëse nuk e ha presionin me të dytin?

Saimir Tahiri: Unë se bëj, po as ai nuk i ha.

Arjan Çani: Si do t’i godasësh socialistët që u sollën si Papa në Parlament duke të lënë vetëm?

Saimir Tahiri: I mirëkuptoj të gjithë.