HomeHumor

Nul Moka i shpjegon Lelos si e anulloi Rama golin e katërt të kosovarit Muja

Nul Moka i shpjegon Lelos si e anulloi Rama golin e katërt  të kosovarit Muja

Muli më në fund ka zbuluar se ekipi ynë do të fitonte katër me zero me Çekinë, por Edi Rama u tërbua dhe anulloi golin e katërt.

Duke diskutuar me Lelon për këtë çështje, Muli filloi t’ia shpjegonte.

-Ti e pe që ai ishte nxirë komplet deri tek goli i tretë.

I dërgonte mesazhe trajnerit që të ulnin ritmin dhe t’i linin gol çekëve.

Për fat trajneri se kishte celularin me vete, se po ndiqte lojën.

Pastaj u bë goli i katërt. Muja e qau.

Aty u tërbua dhe bërtiti.

-Pozicion jashtë loje, ofsajt, legen, jepe ofsajt.

Arbitri kryesor nuk e dëgjoi dhe e dha gol.

Ai u tërbua dhe mori ata të varit.

-Kontrollojeni, tha, se nuk është gol.

-Po si gol na u duk, thanë dhe ata.

-Kontrollojeni ju them, se ndryshe nuk dilni gjallë nga stadiumi.

E kontrolluan ata, gol ishte, por ai ua përsëriti kërcënimin.

-Atëherë të devijojmë vizën, thanë ata, dhe e devijuan.

Ndaj për këtë duhet të protestojmë.

Duhet të flasim dhe me Albinin, se ai e ka bërë kastile ngaqë Muja është kosovar.

-Ky gjithë botën e manipulon, tha Lelo.

Biden po, Trumpin po, Borelin po, FBI po, CIA-n po, Sorosin po, Erdoganin po.

Ça është Vari para atyre!