HomeAktualitetDiaspora

Numërohen 80 % e votave, simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë festën në Prishtinë

Numërohen 80 % e votave, simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë festën në Prishtinë

Tani më janë numëruar diku 80% e votave totale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Ndonëse ende ka kohë për një kthesë në rezultat, simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit shkruan Ekspres.

Një numër i madh i tyre janë parë me flamuj kombëtar afër statujës së heroit kombëtar. Po ashtu dëgjohen edhe këngë të grupit “Troja”.Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 6 mijë vota ndaj subjektit të dytë, teksa numërimi vazhdon.

Ky subjekt kishte qenë më i votuari në Kosovë edhe në zgjedhjet e kaluara. Ajo po kryeson në shumë qendra të vendit. Shumë shpejt kësaj feste pritet të i afrohen edhe zyrtarë të Lëvizjes.

Zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur sot me datën 6 tetor. Ato erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe shpërbërjes së Kuvendit.