HomeAktualitetDebat

Numri dy i PS sugjerim presidentit Meta për zgjedhjet, kjo është data e propozuar

Numri dy i PS sugjerim presidentit Meta për zgjedhjet, kjo është data e propozuar

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar ditë më parë se nuk e ka në plan të konsultohet me partitë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas kësaj ka reaguar edhe numri dy i PS-së, Taulant Balla.

“Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, sipas ndryshimeve të reja të Kodit, zgjedhjet parlamentare do të jenë më 9 maj të 2021. Kjo është një ditë shumë e mirë, presidenti duhet ta mendojë dhe ta dekretojë këtë datë, pasi zgjedhjet e ardhshme mund të përkojnë me ditën e fitores kundër pushtimit nazifashist, apo siç njihet ndryshe Dita e Evropës”, deklaroi Balla sot.