HomeAktualitetKronike

Nxehet keq fushata! Incident i rëndë në Fier, dëmtohen zyrat elektorale të PS dhe PDIU

Nxehet keq fushata! Incident i rëndë në Fier, dëmtohen zyrat elektorale të PS dhe PDIU

Fushata elektorale duket se është nxehur keq dhe pas përplasjeve në Elbasan, është shënuar incidenti i radhës në qytetin e Fierit.

Policia njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Mësohet se janë dëmtuar zyrat e Partisë Socialiste dhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.