HomeAktualitetBota

Nxehet situata pas dështimit të negociatave! Zelensky konfiskon asetet e Rusisë dhe qytetarëve rusë në Ukrainë “pa asnjë kompensim”

Nxehet situata pas dështimit të negociatave! Zelensky konfiskon asetet e Rusisë dhe qytetarëve rusë  në Ukrainë “pa asnjë kompensim”

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkroi ligjin për konfiskimin e aseteve të rusëve në territorin ukrainas. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate nga zyra e shtypit e Parlamentit të Ukrainës.

Konfiskimi i aseteve të Rusisë dhe qytetarëve rusë “kryhet pa asnjë kompensim (rimbursim) të vlerës së tyre, duke pasur parasysh luftën në shkallë të gjerë agresive të zhvilluar nga Federata Ruse dhe të zhvilluar kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas”.