HomeMetro

“O hale na more fytyrën, lodhu unë për …”! Biznesmeni gay Elton Ilirjani sulmon ashpër nga New York “Zogun e Tiranës’ pas a.rrestimit

“O hale na more fytyrën, lodhu unë për …”! Biznesmeni gay Elton Ilirjani sulmon ashpër nga New York “Zogun e Tiranës’ pas a.rrestimit

Biznesmeni gay, Elton Ilirjani nga New York ka sulmuar gazetarin Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ pasi u arrestua për shfrytëzim prostitucioni.

Ilirjani ka publikuar në ‘Facebook’ një foto dhe i drejtohet Nikajt me togfjalëshin ‘Zogu i Hales’.

Biznesmeni deklaron se ky është një tmerr, pasi ai është lodhur për një imazh të mirë, ndërsa ‘Zogu’ i merr fytyrën.

‘Kur Zogu Hales të merr fytyrën lodhu unë për imazh të mirë … tmerr’, shkruan Ilirjani.

Hermes Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Rrjeti kriminal ku bënte pjesë gazetari përbëhej edhe nga tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe pronarja e një qendre estetike në Tiranë.