HomeLifestyle

“O kukulla, të hoqën se s’ia le shefit”, moderatorja habit me përgjigjen: Ç’është ky…

“O kukulla, të hoqën se s’ia le shefit”, moderatorja habit me përgjigjen: Ç’është ky…

Me nisjen e sezonit të ri televiziv, nuk kanë munguar edhe lëvizjet e shumta të personazheve të njohura televizive.

Veç të tjerëve, nga televizioni ku punonte ka lëvizur edhe moderatorja simpatike Anjeza MajaMaja la emisionin e saj në Top Channel për t’u bërë pjesë e “Dance With Me” në Tv Klan.

Në këtë program ajo është partnere me aktorin e njohur Romeo Veshaj.

Ashtu siç ndodh në kështu rastesh, largimi i Anjezës i ka bërë kuriozë edhe ndjekësit e saj. Njeri prej tyre i ka lënë një koment ngacmues në Instagram.

Ai i shkruan Anjezës:

O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit””

Ndërkohë, përgjigja e moderatores ishte:

Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. Top Channel është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qenë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time.”