HomeSport

Oferta e çmendur 220 milionë euro për Mbape, vëllai i Emirit të Katarit tallet me Realin: Tani mund të telefononi

Oferta e çmendur 220 milionë euro për Mbape, vëllai i Emirit të Katarit tallet me Realin: Tani mund të telefononi

Khalifah Bin Hamad-Al Thani, vëllai i Tamim bin-Hamad, Emir i Katarit dhe pronar i fondit që menaxhon PSG ka provokuar Real Madridin nëpërmjet një postimi në “Twitter”, pas mbylljes së merkatos.

“220 milionë euro. Tani mund të telefononi, linja është e hapur”, ishte mbishkrimi i Khalifah Bin Hamad-Al Thani, i cili shpërndau një postim ku sipas “Sky Sports”, Reali e kishte rritur ofertën në 220 milionë euro për të blerë sulmuesin e PSG, Kilian Mbappe.

Ky i fundit, pavarësisht dëshirës për t’u larguar, do të duhet të qendrojë edhe këtë sezon tek PSG.