HomeAktualitetDebat

Oligarku rus Oleg Deripaska që u akuzua se i dha “para nën dorë” ish-zyrtarit të FBI, bashkëpronar i kompanisë që nxjerr energji nga HEC-i i Shushicës

Oligarku rus Oleg Deripaska që u akuzua se i dha “para nën dorë” ish-zyrtarit të FBI, bashkëpronar i kompanisë që nxjerr energji nga HEC-i i Shushicës

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, akuzohet edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” dhe e ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri.

Kompania Trema Engineering 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri, me kapital 12 milionë euro.

Njeriu i besuar i Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, ka 25.9% të aksioneve në kompaninë STRATBAG AG, me të cilën kontrollon 33 % të hidrocentralit të Shushicës.