HomeMetro

Olta publikon difektin e madh që ka: ‘Po e postoj me mirëbesim, mos ma përdorni kundër një ditë’!

Olta publikon difektin e madh që ka: ‘Po e postoj me mirëbesim, mos ma përdorni kundër një ditë’!

Olta Gixhari ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, një ndër problemet që po has me flokët e saj, për shkak të tërheqjes së tyre.

“Shikoni si kam ngelur qeros, nga tërhqeja e flokëve. Kush do kujdeset për këtë tullacllëkun tim? Kam ngelur me dy qime flokë. Unë qënkam qerose. Si qerose me flokë të gjata”, dëgjohet Olta të thotë në videon e publikuar në Instastory.

Bashkangjitur kësaj video, aktorja ka shtuar: “Në mirëbesim po e postoj, mos ma përdorni një ditë kundër”.

Olta Gixhari është duke shijuar padiskutim një ndër kulmet e karrierës së saj. Kujtojmë që Olta është protagonitja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili ka thyer rekord shikueshmërie. Nga ana tjetër, ajo është gjithashtu pjesëtare e jurisë së shoë-t më të ndjekur televiziv, “Dancing with the Stars”.

Kohët e fundit, Olta ka qënë në qendër të diskutimeve për shkak të përfshirjes së saj në debatin me Ronlado Sharkën, ku ky i fundit e akuzoi për bullizëm.

https://noa.al/newsImages/2023/10/olta.mp4?_=2