HomeLifestyle

Olti Curri ironizon sërish Luana Vjollcën: “Më do publiku?!”

Olti Curri ironizon sërish Luana Vjollcën: “Më do publiku?!”

Olti Curri, i njohur për komentet e tij thumbuese në rrjetet sociale, prej ditësh është fokusuar tek moderatorja Luana Vjollca.

Pak ditë më parë, Olti shkruante për fotoshop-in e përdorur nga Vjollca në jo pak raste për fotot e postuara në Instagram.

Ndërsa sot, Curri është marrë me rikthimin e Luana Vjollcës në ekran me sezonin e dytë të “Shiko kush luan”.

Luana njoftoi më herët se ishte kërkesa e publikut që ajo të rikthehej në ekranin e Top Channel, ndërsa Olti Curri ka bërë një sondazh.

Në sondazhin e tij në Instagram, rezulton se për 3 orë kanë votuar 3 mijë njerëz, 80% e të cilëve kanë votuar “Jo”.