HomeKronike

Ooo zot sa fatkeqe ishte Anxhela qe u vra në rrugët e Italisë. I ati i rri tek koka, gjyshi puth foton…

Ooo zot sa fatkeqe ishte Anxhela qe u vra në rrugët e Italisë. I ati i rri tek koka, gjyshi puth foton…

E motra e vogël është ulur në një karrige dhe loton, i ati i rri tek koka. Gjyshi puth foton e ia vë sipër arkivolit. Kjo është lamtumira e fundit për 20-vjeçaren Anxhela Martini që u vra barbarisht në Itali.

Pjesën më të madhe të detajeve familjarët i kanë mësuar nga mediat italiane. Dritan Meçani, babai i Anxhelës konfirmoi për “BalkanWeb” pak kohë më parë se e bija ishte larguar nga Fieri me një djalë. Ajo më pas ishte martuar me një burrë të madh në moshë, por që nga ajo ditë nuk ishte kthyer kurrë në shtëpi, pasi nuk kishte dokumente. Madje e reja nuk kshte mundur të kthehej as 5 muaj më parë në Fier, kur iu nda e ëma nga jeta.