HomeBota

Operacioni “Albania”, sekuestrohet 444 kg kokainë e cilësisë së parë në Uruguai, u hodh nga avioni

Operacioni “Albania”, sekuestrohet 444 kg kokainë e cilësisë së parë në Uruguai, u hodh nga avioni

444 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia në Tacuarembo të Uruguait pas një operacioni anti-droge të koduar “Albania” dhe si rezultat janë arrestuar tre persona.

Mediat uruguajane raportojnë se kokaina ishte hedhur nga një avion i vogël që po fluturonte mbi zonën e Rincon de Zamora, Montevideo Chico. Më pas trafikantët e kanë ngarkuar në një kamion që mbante lëndë drusore.
1xbetgirisyeri.com

Dy drejtuesat e kamionit, 24 dhe 36 vjeç janë arrestuar. Gjithashtu, në pranga është vënë dhe një 20-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për t’i njoftuar se ku kishte rënë droga që ishte hedhur nga avioni.

Sipas Prokurorisë, 20-vjeçari akuzohet për asistencë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë akuzuar për transport droge. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” prej 120 ditësh. Prokurori Ferrero raportoi se janë ushtruar kontrolle në fermat e zonës në Soriano, Rivera dhe Montevideo.

Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembo, tha se kjo është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e theksoi atë si diçka historike.

Sipas Guillermo Maciel, nënsekretar i Ministrisë së Brendshme, kokaina e sekuestruar kap vlerën e tre milionë e gjysmë dollarëve në tregun vendas: “Po të ndahej në doza në tregun kombëtar, arrin në shtatë milionë dollarë” dhe “E njëjta drogë e vendosur në Europë është 15 milionë dollarë”.

Nënsekretari tregoi se “ka gjasa që nuk do të qëndronte këtu sepse është kokainë e cilësisë së mirë, ndaj shkon në përgjithësi jashtë vendit”, megjithëse tha se kjo është një hipotezë dhe se nuk është vërtetuar.

Nuk dihet ende se nga vinte kokaina: “Është pjesë e procedurës së hetimit dhe inteligjencës që po kryhet në koordinim me agjencitë e inteligjencës të vendeve të tjera Mercosur, konkretisht me Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin”.

Ende nuk dihet pse operacioni është koduar “Albania” dhe origjina e tre personave të arrestuar