HomeAktualitetKronike

Operacioni i SPAK në Elbasan me “kallzues” bisedat nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”: Kontroll në bizneset e administratorit të klubit të futbollit dhe banesën e drejtorit të Ujësjellësit

Operacioni i SPAK në Elbasan me “kallzues” bisedat nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”: Kontroll në bizneset e administratorit të klubit të futbollit dhe banesën e drejtorit të Ujësjellësit

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga oficerët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ku me urdhër të SPAK u ushtrua kontrolle në disa banesa dhe biznese.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar në zyrat e biznesit të Nazif Bajrami, pronar i kompanisë “Bajrami N” dhe një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan, i cili ka fituar një sërë tenderësh nga institucionet publike.

Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek Marenglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të A. F. Elbasanit, i cili është dhe pronar i kompanisë “ÇOKU M & E”.

Të njëjtat burime konfirmojnë se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan (UKE), Luan Tabaku.

Mësohet se ky zbërthim i bisedave ka ardhur nga aplikacioni e enkriptuar “Sky Ecc”. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme thonë burimet po heton tenderë publikë.