HomeAktualitetKryesore

“Operacioni për shpëtimin e Klajdit është shumë i vështirë”! Meta nxjerr detajet për 25-vjeçarin që mbijetoi falë dyshekëve të hotelit: Ka 16 orë me 6 kate mbi të!

“Operacioni për shpëtimin e Klajdit është shumë i vështirë”! Meta nxjerr detajet për 25-vjeçarin që mbijetoi falë dyshekëve të hotelit: Ka 16 orë me 6 kate mbi të!

Ilir Meta ka vizituar sërish qytetin e Durrësit, ku situata paraqitet më e rëndë nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.

Meta ka shkuar në zonën te Vila Palma, godina e 6-katëshe e shembur në rrënojat e së cilës ndodhet i gjallë prej 16 orësh 25-vjeçari Klajdi Qato, djali i pronarit të hotelit në fjalë.

President Meta tha se në operacionin e shpëtimit të tij janë angazhuar edhe forcat e emergjencës të ardhura nga Greqia. Megjithatë shpëtimi i 25-vjeçarit bëhet edhe më i vështirë pasi sipër tij qëndrojnë të shembura 6 katet e hotelit. Klajdi Qato gjatë ditës së sotme arriti të komunikojë në telefon me familjarët e tij jashtë