HomeAktualitetDebat

“Opozita bëri autogol me audio-përgjimin… Prokuroria të nis sa më parë hetimet për materialin e dyshimtë”

“Opozita bëri autogol me audio-përgjimin… Prokuroria të nis sa më parë hetimet për materialin e dyshimtë”

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reagua pas publikimit të PD të një video me dëshminë e personit që në audiopërgjimin u tha se ishte bashkëpunëtori X.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se “ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite”.

Më tej ai ka bërë thirrje Prokurorisë që të vendosë gjërat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën.

Postimi i plotë i Ndreut

Ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite !

Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashes me nje njeri me personalitet te dyshimte, i denuar per droge dhe mashtrim, me gjendje te mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qellim te conte hashash !

Drejtesia duhet te veje gjerat ne vendin e vet dhe te zbardhe situaten qe me vidion e sotme me ngjan me shume me estraden e ushtrit dikur e nje kohe !

Padashur sot opozita beri outogol duke tregu partneret e vete ne lufte per pushtet!