HomeAktualitetDebat

Opozita e përjeton keq fillimin e vaksinimit nesër, Paloka: Do shpojë me gjilpëra disa militante në stadium

Opozita e përjeton keq fillimin e vaksinimit nesër, Paloka: Do shpojë me gjilpëra disa militante në stadium

Pas lajmit të dhënë sot nga kryeministri Rama se nesër nis vaksinimi në Shqipëri, ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka ironizon Ramën, duke u shprehur se nesër do të çpojë disa militantë në stadium.

Me sa duket opozita e ka perjetuar keq lajmin e papritur te kryeministrit Edi Rama se do te filloje neser vaksinimi i popullsise ne Shqiperi!

Postimi i Palokes:

Neser vaksina antiNusret…

Do çpoje me gjilpera disa militante ne stadium , me shpresen se efekti do jete tek pjesa tjeter e shqiptareve; te harrohet sa me pare darka ne Dubai!

Vetëm Paloka me shokë e di se çfarë ka për tu harruar darka e punës në Dubai e zyrtarve, gazetarve dhe biznesmenëve shqiptarë, që nuk kanë marrë buke me vete dhe trangull… siç merrte Saliu dhe Luli dikur!