HomeAktualitetDebat

Opozita i ikën debatit: Të enjten çadrën në Vlorë, për ndërtimet pa leje!

Opozita i ikën debatit: Të enjten çadrën në Vlorë, për ndërtimet pa leje!

Opozita e bashkuar, me në krye Partinë Demokratike, do të vijojë bojkotin e seancave plenare edhe këtë të enjte.

Takimin e radhës do ta zhvillojë në qytetin e Vlorës për të dhënë mesazhe kundër qeverisë, të cilën e akuzon për korrupsion dhe lidhje me krimin dhe për të mbrojtur ndërtimet e paligjëshme të   qytetarëve në Jalë.

Opozita e bashkuar ka bojkotuar deri më tani të gjitha seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Më 3 shtator opozita bojkotoi Kuvendin duke u zhvendosur në Shkodër, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.

Kryedemokrati Basha ka deklaruar se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.

Vertetë mund të luftoi në ikje duke vrapuar nëpër qytete  Basha qeverinë?!