HomeAktualitet

Opozita kthehet në parlament, Balla i fton të votojnë Reformën Zgjedhore

Opozita kthehet në parlament, Balla i fton të votojnë Reformën Zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të opozitës për t’u kthyer në Kuvend.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla përshëndeti vendimin e opozitës.

“Pershendes rikthimin e opozites ne punen normale te Kuvendit.

Te votojme sebashku Reformen zgjedhore.

Sot e kemi depozituar ne Kuvend duke ditur se ju do te riktheheshit.

Ta miratojme sebashku te enjten ose te premten”, tha Balla.