HomeAktualitetDebat

Opozita parlamentare presion Ruçit: Brenda 48 orëve duam takim me Ramën

Opozita parlamentare presion Ruçit: Brenda 48 orëve duam takim me Ramën

Grupet Parlamentare të opozitës kanë kërkuar një takim me Ramën, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Tre kryetarët e Grupeve Parlamentare, Myslim Murrizi i PD, Edmond Stojku dhe Nimet Musai kërkojnë tryezë dialogu brenda 48 orësh mes tyre dhe mazhorancës.

Kujtojmë se krerët e grupeve të opozitës në Parlament, e bëjnë këtë kërkesë fill pas takimit me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE, të cilëve u shprehën qëndrimin e tyre për mos votuar reformën zgjedhore në rast se nuk aplikohen listat e hapura.

“Ju nuk duhet të bëni gabimin e shumëkujt që kujton gabimisht se jemi kartona në dispozicion të Lulëzimit apo Monikës.

Për ne janë ata kartat e djegura dhe marrëveshja e tyre me Ramën është kartë e djegur, njësoj si mandatet e tyre”, thuhet në letër.