HomeAktualitet

Opozitën se lejojnë të “bëjë” qeveri, largohet nga Kuvendi, Berisha kap foltoren dhe nuk e lëshon

Opozitën se lejojnë të “bëjë” qeveri, largohet nga Kuvendi, Berisha kap foltoren dhe nuk e lëshon

Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri nisi me opozitën në sallë, por, pasi nuk u lejua debati për dekretet, deputetët opozitarë u larguan nga salla.

Duke parë se udhëheqësi i fundit i tyre po shkel Kushtetutën, me iniciativa për të emëruar antarë të qeverisë sipas preferencave të tij, opozita e trimëruar nga ky akt, kërkoi kohë për të diskutuar për këto dekrete.

Por maxhoranca ka deklaruar se nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk e përcakton Kushtetuta, duke kërkuar respektimin e rendit të ditës.

Më pas, u vijua me votimin e dekreteve.

Pasi opozita kërkoi që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me debat, kërkesë që nuk u miratua, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Kur deputetët po dilnin, ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren dhe nisi të fliste me mikrofon mbyllur.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi votoi prezencën, nisi votimin e dekreteve të Presidentit Meta.