HomeAktualitet

Or ti Lul kujton se ne s’mbajmë mend çfarë ti thua! Brace i kthehet Bashës: Prokurorinë e paske instrumentalizuar

Or ti Lul kujton se ne s’mbajmë mend çfarë ti thua! Brace i kthehet Bashës: Prokurorinë e paske instrumentalizuar

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi kreu i PD-së Lulzim Basha u thërrit në Prokurorinë e Tiranës si një person që ka dijeni mbi dosjen e lobimit të SHBA me PD.

Braçe me anë të një statusi në ?Twitter? i është drejtuar kreut të opozitës se ai gënjen.

Sipas Braçes, dje ai tha se Prokuroria ishte e instrumentalizuar politikisht, ndërsa sot i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë PD-në.

?Or ti Lul; Kujton se ne s?mbajme mend cfare ti thua apo ti genjen sa here qe flet? Te enjte na the se, Prokuroria ishte e instrumentalizuar politikisht! Sot na the qe, i ke kerkuar ti Prokurorise te hetoje PD! Domethene or ti Lul, Prokurorine e paske instrumentalizuar ti?, shkruan Braçe.