HomeAktualitetDebat

“Ore po është turp të merremi me Sali Berishën” – Çmendet Flamur Noka, sulmon komentuesit me fjalor rruge: Si e ke mamin?

“Ore po është turp të merremi me Sali Berishën” – Çmendet Flamur Noka, sulmon komentuesit me fjalor rruge: Si e ke mamin?

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj qytetarëve që kanë komentuar në rrjetet sociale pas publikimit të një pjese të intervistës së tij.

Në një nga komentet, një qytetar i shkruan Nokës: “Ti i nënshtrohesh grekut”, duke aluduar për qëndrimet e tij politike.

Por përgjigjja e deputetit të Partisë Demokratike nuk ka vonuar. Me tone të ashpra, ai ka replikuar:

“Vetëm sat ëmë i nënshtrohem” – një reagim ky i papërshtatshëm dhe tejet banal për një figurë politike.

Por nuk mbaroi me kaq. Një tjetër qytetar, shkruan: “Ore po është turp të merremi me Sali Berishën 81 vjeç, a kuptoni. Nuk janë të mirë as Edi Rama me palacot e tij, por mjaft është mjaft.”

Edhe ndaj këtij qytetari, Noka nuk kurseu ofendimin, duke replikuar: “Si është mami?”