HomeAktualitetKryesore

OSBE dhe BE reagojnë për arritjen e marrëveshjes: Tani ndryshimet të miratohen në Kuvend

OSBE dhe BE reagojnë për arritjen e marrëveshjes: Tani ndryshimet të miratohen në Kuvend

OSBE dhe BE kanë reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore.

OSBE ka kërkuar që këto ndryshime tashmë të miratohen sa më shpejt në Kuvend.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen ndërpartike për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një proces thelbësor të cilin ne e kemi mbështetur prej vitesh.

Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës”, thuhet në reagimin e OSBE-së.