HomeAktualitetKryesore

“Paketa anti-KÇK”, Rama: Nesër prezantohet mekanizmi i ri me fuqi speciale kundër krimit dhe korrupsionit, shkatërrojmë foletë e krimit

“Paketa anti-KÇK”, Rama: Nesër prezantohet mekanizmi i ri me fuqi speciale kundër krimit dhe korrupsionit, shkatërrojmë foletë e krimit

Kryeministri Edi Rama shprehet se nesër do të prezantohet paketa anti KÇK.

Ndër të tjera Rama shkruan:

“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi.

Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit!

Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, nënvizon Rama. (TemA)