HomeAktualitet

Pakti detar/ Protestë para Kryeministrisë edhe për rikthimin e Kreshnik Spahiut

Pakti detar/ Protestë para Kryeministrisë edhe për rikthimin e Kreshnik Spahiut

Ditën e sotme ka pasur një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku disa persona kanë kërkuar transparencë mbi projekt-marrëveshjen me Greqinë për ujrat territoriale si dhe rikthimin e Kreshnik Spahiut.

Protestuesit kanë shfaqur një banderolë ku kërkohet që ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi të rikthehet pasi sipas protestuesve ai mund të drejtojë më mirë.

Ndërkohë vetë Spahiu ka përshëndetur ndjekësit e tij me një fotografi nga Berlini ku i lutet Zotit që të mallkojë të gjithë ata që po e shkatërrojnë Shqipërinë.

Spahiu u largua nga skena politike pas deklaroi se “çadra e protestës” ishte një gënjeshtër e madhe e Lulzim Bashës që kishte shfrytëzuar persona për qëllime politike.