HomeAktualitetKryesore

Palët nuk kanë bërë reformë, por pazar! Rudina Hajdari ka shpjeguar me tone të ashpra se përse ajo firmosi marrëveshjen edhe pse nuk ishte dakord me të

Palët nuk kanë bërë reformë, por pazar! Rudina Hajdari ka shpjeguar  me tone të ashpra se përse ajo firmosi marrëveshjen edhe pse nuk ishte dakord me të

Deputetja Rudina Hajdari tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se tashmë mazhoranca duhet të përballet me opozitën parlamentare lidhur me votimin e reformës zgjedhore në kuvend.

“Ata deputetët janë ata që e kanë vuajtur këtë pjesë sepse duhet të merren me këta njerëz që i kanë quajtur tradhtarë për dy vite e gjysmë dhe tani është momenti i duhur të tregojnë veten dhe të tregojnë që nuk kanë për ta votuar këtë marrëveshje. Opozita parlamentare ka kërkuar ndryshimin e sistemit.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ka patur konsensus. Sot mazhoranca duhet të përballet me diçka tjetër dhe do të përballet me ata individë që janë në parlament . Ju keni parë ata deputetë këto kohë dhe do të jenë shumë rezistues deri në momentin e fundit dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë”.

Duke u shprehur se palët nuk kanë bërë reformë, por Pazar, Hajdari ka shpjeguar përse ajo firmosi marrëveshjen edhe pse nuk ishte dakord me të.

“Ju thashë në momentin e parë, arsyeja që e votova pro ishte: E para sepse nuk doja të isha bllokuese për integrimin në BE. E dyta sepse vërtetova që opozita jashtëparlamentare ishte në një rrugë të gabuar dhe erdhën drejt rrugës sime dhe erdhën pikërisht në atë tryezë që i vërtetoi që deri më sot, qëndrimi jashtë sistemit dhe garantimi për të shkuar në zgjedhjet e ardhsme, kjo është një gjë për t’u përshëndetur.