HomeAktualitet

Paloka i kthen përgjige Xhisielës: E ke vënë vetë…!

Paloka i kthen përgjige Xhisielës: E ke vënë vetë…!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas akuzave që Xhisiela Maloka bëri mbi opozitën ku tha se tritolin në shtëpinë e gjyshërve e ka vënë PD.

Në një status në Facebook, Paloka shprehet se diçka e tillë del jashtë parashikimeve të tij.

“Keta kalojne dhe fantazine…

Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes , se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja.

Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet…

Rama i kalon vertete me distance paraardhesit e tij ne te keqe,” shkruan Paloka.