HomeAktualitetDebat

Paloku flet përçartë: Edhe unë e bojkotova Erdoganin, se na trajton si vend vasal i Turqisë!

Paloku  flet përçartë: Edhe unë e bojkotova Erdoganin, se na trajton si vend vasal i Turqisë!

‘Saliari’ Edi Paloku ka shpjeguar qëndrimin e tij pasi ka bojkotuar sallën e parlamentit gjatë fjalës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Paloka ka theksuar se ‘nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal i Turqisë’.

Gjithashtu Paloka ka sqaruar se Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën , se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.

“Nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal. Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtojë si vasal dhe më keq Edvin Ramën, se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.

Miqësia e “vëllazëria” nuk kanë lidhje me vasalitetin”, tha Paloka.