HomeAktualitet

Paloku i Berishës sulmon Bashën: Po i bën makijazh Ramës, atij i duhen thyer turinjtë

Paloku i Berishës sulmon Bashën: Po i bën makijazh Ramës, atij i duhen thyer turinjtë

Paloku i detyruar nga klani i gështenjave të shkoi pas Berishës ka sulmuar ashpër armikun Lulzim Bashën, se po i bën makijazh Ramës duke marrë pjesë në seancat parlamentare.

Sipas tij, Rama duhet përmbysur me forcë dhe i duhen thyer turinjtë

“Une habitem me habinë e atyre që paskan pritur që Rama të kishte ndryshuar…

Për këtë arsye e thashë që ditën e parë në atë sallë: ‘Fjalët me këta nuk kanë më asnjë vlerë’.

Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet të jetë objektivi i opozitës.

Ky regjim përmbyset nuk përmirsohet me keshilla opozitare.

Ramës i duhen thyer turinjtë , jo ti bejmë makiazh”, shkruan Paloka, i cili është distancuar nga Lulzim Basha pas përjashtimit të Berishës nga PD dhe i është bashkuar lëvizjes së këtij të fundit.

Madje, deputetët e Berishës kanë nisur braktisin edhe seancat plenare.

Kjo gjë u pa edhe këtë të enjte, ku nuk ishin as Berisha, as Paloka, as Flamur Noka e as Edi Paloka.
Pritet se si do e përmbysi Ramën Paloku me shokë dhe kur do vijë në pushtet me Saliun dhe antiamerikanët e tij. Gjasat janë se do presin shumë deri si dhelpra me alltet e dashit