HomeAktualitetKronike

PAMJE ME DRON/ Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht! Dështon edhe përpjekja për Bypass-in provizor! Asnjë afat për hapjen e rrugës

PAMJE ME DRON/ Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht! Dështon edhe përpjekja për Bypass-in provizor! Asnjë afat për hapjen e rrugës

Rruga kombëtare ‘Librazhd-Pogradec’ mbetet e bllokuar dhe askush nuk di të thotë se përsa kohë do të vijojë e tillë. Ajo që kishte nisur 5 ditë më parë me një çarje asfalti, është fundosur plotësisht.

Edhe 4 familje të fshatit Dragostunje, që ndodhen pranë kësaj rruge, jetojnë me frikën se do t’u fundosen banesat

Pamjet me dron që sjell Report TV, dëshmojnë se shembja është masive, dhe nis nga maja e kodrës e përfundon në shtratin e lumit Shkumbin.

Ura ka degraduar plotësisht, asfalti ka ceduar dhe duket se është i pariparueshëm. Po kështu ndaloi puna për hapjen e by-pass provizor në anën e sipërme të rrugës ekzistuese, pasi jeta e punëtorëve ishte ne rrezik. Situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli tha se bypassi do hapej të hënën, ndërsa u detyrua të lajmërojë fundin e kësaj rruge.

“Situata paraqitet kritike. Ajo që ne shpresuam se që kishte plan rrëshqitje deri në 6 metra, rezultoi që nuk është i tillë. Rezultoi që rrëshqitjet janë aktive”, tha Kozeli.

Kozeli hodhi poshtë dyshimet se dëmtimi mund të jetë e pasojë e gërmimeve në shtratin e lumit Shkumbin nga një kompania private, emrin e së cilës nuk e përmend.

“Masat paraprake për krijimin e baypassit dhe unzaës sekondare nuk rezultuan efektive kështu që aksi do vijojë të mbetet i mbyllur. Po diskutojmë të bëjmë një rrugë alternative, ku ndër to është ajo e Spatharës, që po përdoret nga veturat”, nënvizoi Kozeli.

I pyetur për kompanitë që shfrytëzojnë internet e lumit Shkumbin për ndërtimin e Korridorit VIII, Kozeli tha se disponojnë leje.

“Kontraktori është i pajisur me leje për punimet që po zhvillon”, shtoi ai.

Për Qeverinë, përfaqësuar në këtë rast nga ARRSH-ja, rrëshqitja është fenomen natyror shkaktuar nga shiu, por prokuroria ka dyshime se mund të jetë abuzuar nga kompanitë që po ndërtojnë korridorin e VIII. Prej se dielës kanë nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Lotin e shtate te autostradës e ka fituar kompania “ANK”, kantieri i se cilës ndodhet 2 km larg vendit ku u shemb rruga ekzistuese. Po kjo kompani, në pronësi te Agim Koles, u pa keto dite ne terren, e kontraktuar nga ARRSH-ja për hapjen e bypass-it provizor.

Qytetarët e Korçës, Pogradecit, Përrenjasit e Librazhdit për të ardhur në Tiranë duhet të lëvizin në rrugën Maliq – Gramsh, e cila jo vetëm zgjat distancën por nuk ofron siguri. Është pikërisht kjo rruge qe shihni ne pamje, e cila në disa segmente ka vetëm një korsi. Një alternative tjetër por me e mundimshme është nga Tepelena e Leskoviku. Ndërsa maunet e Maqedonisë së Veriut lëvizin nga Rruga e Arbrit.
RRUGËT ALTERNATIVE TIRANË- KORÇË
Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbrit