HomeBota

Pamje të pabesueshme! Tifozët e Real Betis shkatërrojnë Piazza del Popolo në qendër të Romës

Pamje të pabesueshme! Tifozët e Real Betis shkatërrojnë Piazza del Popolo në qendër të Romës

Tifozët e Real Betis kanë kthyer Piazza del Popolo në një shesh plehrash në mes të Romës.

E gjithë skena ka lënë një pamje mjaft të shpifur në sy të banorëve të Romës, por edhe turistëve që mbushin qytetin.

Tifozët spanjollë demonstruan nëpër kryeqytetin italian për ndeshjen e sotme në Olimpico.

Rreth 5 mijë tifozë të Betisit u mblodhën pasditen në qendër të Romës dhe kanë festuar në Piazza del Popolo, duke lënë më pas një sasi të madhe mbeturinash. Dëshmitarët e kanë konsideruar të turpshëm këtë skenë dhe që gjetën sheshin në ato kushte.