HomeDiaspora

Pamje turpi në Greqi, qielli derdhet mbi parlament, kompjuterët e deputetëve mbulohen me plasmas (Foto)

Pamje turpi në Greqi, qielli derdhet mbi parlament, kompjuterët e deputetëve mbulohen me plasmas (Foto)

Moti i keq ka mbërthyer edhe Greqinë ditët e fundit me reshje e erëra të shumta. Përmbytjet apo depërtimi i ujit nga reshjet e dendura nëpër banesa nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri.

Në Greqi, reshjet e vazhdueshme kanë depërtuar deri në sallën qendrore të Kuvendit. Mediat greke i kanë quajtur pamje turpit momentet ku duken nëpunësit e Kuvendit që vrapojnë për të mbuluar me qeska kompjuterat për deputetët.

Më së shumti u dëmtuan karriget e Partisë Komuniste K.K.E