HomeBota

Pamjet rrëqethëse që po bëjnë xhiron e botës/ Shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi

Pamjet rrëqethëse që po bëjnë xhiron e botës/ Shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi

Një shërbërtore veproi shumë shpejt për të mbrojtur vajzën e vogël të familjes ku ajo punonte, ndërsa shpërthimi ndodhi në Bejrut.

Ajo është kapur nga kamerat në momentin që po bënte punët e shtëpisë dhe po shikonte vajzën, teksa luante me kukulla.

Kur shtëpia nisi të lëkundej nga shpërthimi dhe xhamat të thyheshin, shërbëtorja vrapoi drejt të voglës, e tërhoqi drejt vetes dhe vrapoi për të gjetur një vend të sigurtë.

Shpërthimi ishte vdekjeprurës në Bejrut, pasi mori më shumë se 113 jetë njerëzish dhe la të plagosur mbi 4 mijë qytetarë.