HomeAktualitetDebat

Panairi i Punës në Greqi: Rama thumbon Berishën! Do më pëlqente të na shikonin bashkë ca tipa këtej e andej…

Panairi i Punës në Greqi: Rama thumbon Berishën! Do më pëlqente të na shikonin bashkë ca tipa këtej e andej…

Kryeministri Edi Rama, ka rikujtuar se në datë 2 Mars do të hapen dyert e Panairit të Punës në Athinë.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama e konsideron këtë panair një ftesë në adresë të bashkatdhetarëve në Greqi, teksa u ka bërë thirrje që t’i bashkohen. Kreu i qeverisë ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Sali Berisha i cili javën e kaluar zhvilloi një takim me emigrantët në Athinë, teksa u shpreh se takimi ishte një “shpërthim ndaj diktaturës”.

Lidhur me këtë Rama u bën thirrje emigrantëve që ti bashkohen të dielën, teksa shkruan: Do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh.

Postimi i Ramës:


Mirëmbrëma andej nga Athina
Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh
Καλώς να βρεθούμε (mire e kam shkruar? )