HomeAktualitetDebat

Para se të “rrëzojnë” Ramën, Foltorja bënë stërvitje me PD-istat: Kreu i PD së Korçës goditet me shishe nga sekretari i një grupseksioni

Para se të “rrëzojnë” Ramën, Foltorja bënë stërvitje me PD-istat: Kreu i PD së Korçës goditet me shishe nga sekretari i një grupseksioni

Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani është plagosur nga sekretari i një grupseksioni të Foltores së Partisë Demokratike.

Pak minuta më parë, mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet mes Foltores dhe PD-së pra brenda gjysmave të partisë. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.