HomeAktualitetDebat

Para vendimit për të mos njohur zgjedhjet, PD kërkon gjithë filmimet e numërimit të votave

Para vendimit për të mos njohur zgjedhjet, PD kërkon gjithë filmimet e numërimit të votave

artia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së, gjithë pamjet filmike të numërimit të votave, për të nisur procesin e kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke akuzuar numëruesit e votave se i kanë vjedhur ato.

Pamvarësisht fyerjes që iu bëhet numëruesve të tyre, që janë ende duke numëruar, dhe pa llogaritur përgjegjësinë ligjore të tyre, është interesant fakti se çfarë i duhen PD-së pamjet filmike, pasi prej nesër në mëngjes gjithë fletët e votimit do rinumërohen për të parë kush kandidat ka marrë më shumë vota.

Pra ata kanë shansin ta rihetojnë procesin.

E vetmja gjë që ka kuptim, është se Lulzim Bashës i duhet kjo kërkesë sot, që tu mbushë mendjen militantëve se diçka ka ndodhur që “firoi” fitorja historike.