HomeAktualitetDebat

Partia e Metës dhe Kryemadhit drejt zhdukjes nga politika! Koordinatori i LSI-së i’a plas të qarës para kamerave (Videoja po ‘pushton’ rrjetin)

Partia e Metës dhe Kryemadhit drejt zhdukjes nga politika! Koordinatori i LSI-së i’a plas të qarës para kamerave (Videoja po ‘pushton’ rrjetin)

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po kalojnë ditët më të zeza të karrierës së tyre politike.

Nga 40 mandate të trumbetuara nga kryetarja e LSI, partia e çiftit Meta-Kryemadhi përfundoi në fund me 4. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kishte parë këtë rezultat që prej vitit 2009.

Deklarata e fortë e Ralf Gjonit: Këta 3 politikanë duhet të japin menjëherë dorëheqjen
Pasi partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi është “zhdukur” nga harta zgjedhore në 8 qarqe, ku ka humbur të drejtën për të dërguar përfaqësues në Parlament, disfata e madhe është përjetuar keq dhe nga zyrtarët e LSI.

Koordinatori i LSI-së për Paskuqanin, pas humbjes së thellë ka shpërthyer në lot para kamerave.

“Kam qenë pjesë e një bindje partiake, kam qenë koordinator i një zone në Paskuqan për Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tha ai, duke mos i mbajtur lotët.