HomeBota

“Partizanët” e Zelensky-t vetgjyqësi! Masakrojnë familja e politikanit “tradhtar”: Vrasin me shotgun 33 vjeçarin në shtëpi dhe i presin grykën me thikë bashkëshortes së tij!

“Partizanët” e Zelensky-t  vetgjyqësi! Masakrojnë familja e politikanit “tradhtar”: Vrasin me shotgun 33 vjeçarin në shtëpi dhe i presin grykën me thikë bashkëshortes së tij!

Daily Mail shkruan se një politikan ‘tradhtar’ ukrainas, që ndërroi krah duke mbështetur Vladimir Putinin, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij.

Oleksiy Kovalyov, 33 vjeç, u vra me një shotgun, ndërsa e shoqja e tij u qëllua me thikë në fyt dhe humbi jetën më vonë në spital.

Kovalyov ishte një zyrtar i lartë në administratën e caktuar nga Rusia në rajonin e Khersonit.

Rusia thotë se do të hetojë këtë sulm, i fundmi në një seri vrasjesh ndaj zyrtarëve të caktuar nga Rusia në rajonet e pushtuara në Ukrainë.

Mediat lokale besojnë se çifti u vra nga një skuadër vrasësish.

Më herët kishte dështuar një atentat për vrasjen e zyrtarit ‘tradhtar’. Ky i fundit kishte reaguar duke u thënë ukrainasve: “Nuk do më ndalni dot”.

Të paktën pesë vrasje të tjera të ngjashme janë raportuar së fundmi në Kherson, ku Ukraina ka nisur kundër-ofensivën.