HomeAktualitet

Partnerja e Ahmetaj ankimon bllokimin e vilës: Po qëndrojmë me qira me fëmijën e mitur, nuk kemi…

Partnerja e Ahmetaj ankimon bllokimin e vilës: Po qëndrojmë me qira me fëmijën e mitur, nuk kemi…

Eriola Hoxha, partnerja e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ka apeluar në Gjykatën e Posaçme të Apelit sekuestrimin e vilës në Hamallaj. Sipas saj, vendimi i SPAK ka bërë që ajo bashkë me Ahmetajn dhe fëmijën e mitur të jetojnë me qira, sepse nuk kanë një shtëpi tjetër.

Hoxha dhe Ahmetaj e konsiderojnë në kundërshtim me ligjin vendimin për sekuestrimin e vilës. Në dosje thuhet se blerja e vilës në Hamallaj është kryer me para të deklaruara nga bashkëjetuesja Eriola Hoxha, përmes rrugëve bankare. Ahmetaj pretendon se vila nuk është deklaruar në ILDKPI, sepse bashkëjetuesja e ish-ministrit nuk është zyrtare e shtetit dhe ligji nuk i kërkon të deklarojë pasurinë, shkruan Newsbomb.

Nga ana tjetër, në vendimin e ankimimit thuhet se metoda e ndjekur për sekuestrimin e vilës është “inkuizitore”, pasi në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, nuk është e thënë në asnjë fjali se për çfarë aktesh materiale favorizuese ka kryer Arben Ahmetaj sa i përket çështjes së inceneratorëve.