HomeAktualitetKryesore

Pas 15 viteve, largohet karakatina e fundit nga Sheshi “Skënderbej”

Pas 15 viteve, largohet karakatina e fundit nga Sheshi “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës ka filluar punën për t’i hapur rrugë ndërtimit të stacionit të autobusëve urbanë në kryeqytet që do të jetë pas Pallatit të Kulturës.

Mjetet e rënda të Bashkisë kanë filluar heqjen edhe të pengesës së fundit pranë sheshit “Skënderbej” për t’i hapur rrugë projektit të ri.

Lajmin e shumëpritur për qytetarët e Tiranës e ka dhënë vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka publikuar në profilin e tij në Facebook, aksionin për prishjen e karakatinës së fundit, që shërbente si bar dhe bingo.

“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje!

Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi “Skënderbej” për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit”, shkruan Veliaj.