HomeMetro

Pas aludimeve për video erotike, reagon sërish Luana Vjollca dhe jep mesazhin e fortë

Pas aludimeve për video erotike, reagon sërish Luana Vjollca dhe jep mesazhin e fortë

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve për qarkullimin e videos erotike.

Moderatorja e nisi emisionin me një mesazh të fortë për të gjithë ata që hodhën akuza dhe tentuan të përbaltin figurën e saj, duke aluduar se vajza që shfaqej në videon erotike ishte ajo.

Luana theksoi se jeta do të ishte shumë herë më e bukur nëse në këtë botë nuk do të kishte shpifje, urrejtje dhe intriga dhe do të ishte shumë herë më e bukur nëse vendin e tyre do të zinte dashuria, respekti dhe e vërteta.

“Sonte dua ta nis shumë shkurtimisht këtë mbrëmje. Imagjinoni të dashur miq ju që jeni këtu dhe ju që po na ndiqni se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, nëse nuk do të kishte intriga nëse nuk do të kishte kaq shumë urrejtje dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, është shprehur Luana.

Menjëherë pas videos erotike që qarkulloi në rrjetet sociale dhe aludimeve, moderatorja Luana Vjollca përgënjeshtroi mashtruesit dhe gjobaxhinjtë e mediave.

Ajo hodhi poshtë aludimet duke postuar një foto të saj ku tregonte ndryshimet me vajzën që shfaqej në video.