HomeBota

Pas babait dhe hallës, radhën e ka ajo për kryeministre…

Pas babait dhe hallës, radhën e ka ajo për kryeministre…

Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawatra, vajzën e manjatit miliarder dhe ish-liderit Thaksin, si kryeministre të vendit.

Në moshën 37-vjeçare, ajo do të jetë kryeministrja më e re e vendit dhe gruaja e dytë në këtë post, pas hallës së saj Yingluck.

Zgjedhja e Paetongtarn Shinawatra vjen vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri Srettha Thavisin u shkarkua nga një gjykatë kushtetuese.

Të dy janë nga Partia Pheu Thai, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 2023, por formoi një koalicion qeverisës.

Paetongtarn është anëtarja e katërt e klanit Shinawatra që bëhet kryeministre në dy dekadat e fundit.

Tre të tjerët, përfshirë babain e saj Thaksin dhe hallën Yingluck, u rrëzuan nga grushtet e shtetit, ose vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Rrethanat e emërimit të Paetongtarn janë një kujtesë e ashpër se sa i kufizuar është fuqia e qeverive të zgjedhura në Tajlandë.

E shkolluar në shkolla elitare në Tajlandë dhe në universitet në MB, ajo kaloi disa vite duke punuar në grupin e hoteleve Rende të familjes Shinawatra, ku burri i saj shërben si zëvendës shef i investimeve.

Ajo iu bashkua Pheu Thai në 2021 dhe u emërua udhëheqëse e partisë në tetor 2023.