HomeAktualitetDebat

Pas burrit Moni tregon se çfarë ka “qejf” kryeministri: Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla

Pas burrit Moni tregon se çfarë ka “qejf” kryeministri: Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla

Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht ndryshimeve kushtetuese.

Kryemadhi duket më pak e shqetësuar nga aktorët politikë opozitarë, lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Ne nje emision televiziv ajo konfirmoi pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik ditën e nesërme.

“Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla, qoftë në mënyrë verbale, qoftë siç do t’i vijë më pas. Edhe mamaja e tij, Aneta t’ja shkruaj kushtetutën nuk del dot fitues.

Sot ai karikon njerëz që do të punojnë nga mëngjesi deri në darkë kundër tij.

Çdo veprim i tij arrogant nxjerr njerëz kundër tij. Vuri kryetarë bashkie njerëz mafiozë.

Njërit ia plasi zemrën se i thoshte do të ta nxjerr videon sot, do të ta nxjerr nesër dhe vdiq ai,” tha Kryemadhi.