HomeAktualitetKryesore

Pas dy vitesh në arrati, a.rrestohet miku t.rafikant i Bashës

Pas dy vitesh në arrati, a.rrestohet miku t.rafikant i Bashës

Pas dy viteve në arrati, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Xibri, i cili është i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabisi.

Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”.

Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodhej sasia e lëndës narkotike.

Në atë kohë u arrestua shoferi Edmond Xhaja 48-vje, por organizator i këtij trafiku dyshohet të jetë Arben Xibri, biznesmen, një person i afërt me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha sic shihet edhe nga një foto e tij në Facebook.