HomeAktualitetDiaspora

Pas hapjes së kufijve, Maqedonia e Veriut fillon fluturimet ndërkombëtare nga 1 korriku

Pas hapjes së kufijve, Maqedonia e Veriut fillon fluturimet ndërkombëtare nga 1 korriku

Maqedonia e Veriut nga 1 korriku fillon fluturimet ndërkombëtare duke rihapr dy aeroportet kryesore.

Prej fillimit të muajit tjetër, do të rifillojnë fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe ai i Ohrit.

Ndërkohë ky vendimi vjen pas atij të hapjes së kufijve më 26 qershor. Të gjithë qytetarët që do të hyjnë apo dalin në Maqedoninë e Veriut nuk janë të detyruar të vetëizolohen apo testohen vetëm në rast se ka shenja të COVID-19.

Maqedonia e Veriut pas rritjes së lartë të shifrave tashmë ka shënuar një ulje drastike.