HomeAktualitetKronike

Pas Hasit, një tjetër laborator pritet të zbulohet në këtë zonë

Pas Hasit, një tjetër laborator pritet të zbulohet në këtë zonë

Partnerët ndërkombëtar janë të vendosur në goditjen e organizatave kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Pas Xibrakës, janë po gjermanët të cilët kanë zbuluar laboratorin në fshatin Brenog, ku është gjetur dhe një sasi e konsiderueshme opiumi, e cila është lënda bazë për prodhimin e drogës së fortë të heroinës.

Ndërkohë në Mirditë pritet zbulimi i një super magazine përpunuese.

Puka e mbushur me kanabis. Në Tropojë prej dy vitesh bjeshkët që nga Pojana në Doberdol janë mbushur me bimë narkotike.

Policia e prokuroria kanë qenë inekzistente, sepse në këto punë të zeza fitimprurëse janë të përfshirë zyrtarë të lartë politik,vendor dhe policor.

Shërbimet partenere me anë të bashkëpunëtoreve të tyre të ekstra-strukturuara shtetërore i kanë të detajuara të gjitha.

Edi Rama gabon kur deklaron se droga e kapur kohët e fundit nga policitë fqinje është depozitë e kaluar, sepse analizat flasin për prodhim të freskët.