HomeKronike

Pas kryetarit të Devollit, atij të Libohovës bie edhe një tjetër akuzë me letër anonime nga PD! GJKKO pushon çështjen për Pjerin Ndreun

Pas kryetarit të Devollit, atij të Libohovës bie edhe një tjetër akuzë me letër anonime nga PD! GJKKO pushon çështjen për Pjerin Ndreun

GjKKO pushon çeshtjen për Pjerin Ndreut, i cili po hetohej nën akuzën “shpërdorim detyre”.

Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila sot ka shpallur vendimin e pezullimit me kërkesë të SPAK duke mos patur prova për element të veprës penal të çështjes.

Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.

Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim ishin edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës të akuzauar nga PD me anë të qytetarit dixhital si anonimi Nesti Agoni. /Ekskluzive.al