HomeAktualitetDebat

Pas letrës së panikut të dërguar nga Meta i “atraksionit turistik Vila e Lalëzit”, reagon ‘flakë për flakë’ kryeministri: Mos fut hundët, mos dil pa maskë se….

Pas letrës së panikut të dërguar nga Meta i “atraksionit turistik Vila e Lalëzit”, reagon ‘flakë për flakë’ kryeministri: Mos fut hundët, mos dil pa maskë se….

Pas letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në adresë të kryeministrit të vendit dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku iu kërkon detaje për situatën e Covid-19 ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ramës.

“Situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe” ajo që bie në sy në letrën e Presidentit është fakti që përhap panik.

Edi Rama një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Presidenti nuk duhet të përzihet me punët e ekspertëve të shëndetësisë sepse nuk e ka tagrin dhe të mos fus hundët në punët e qeverisë po të ruaj…shendetin me maskë.

Madje ai i thotë që të mos dalë nga shtëpia pa maskë dhe të shohë punën e tij të cilën e ka lënë pas dore.

gjithashtu ai shkruan se Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!